Fullani Ekonomia shqiptare ka pesuar rritje eshte ruajtur stabiliteti ekonomik

Ekonomia shqiptare ka pësuar rritje, ndërsa është ruajtur stabiliteti ekonomik në vend.
Një fakt të tillë e ka deklaruar sot në një dalje publike për mediat, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.
Sipas tij, është pikërisht ky stabilitet ekonomik, i cili nxit investitorët e huaj t’i drejtojnë sytë nga Shqipëria.
“Inflacioni vjetor, ka një trajektore rënëse.
Sektori privat ka patur norma pozitive të ngadalta, kurse aktiviteti ekonomik ka pësuar rritje.
Politikat makro-ekonomike përbëjnë një realitet të ri”, tha Guvernatori i BSH-së.
Më tej, duke renditur treguesit ekonomikë të vendit, ai tha se eksportet kanë njohur një rritje me 3.2 përqind.
“Defiçiti buxhetor, i pandryshuar në 3 muaj.
Ndërsa kërkesa për kredi ka pësuar rritje”, shtoi ai.
Duke përfunduar se rritja ekonomike në Shqipëri, është një proces i cili do të vijojë.