MPJ: Raporti i Martit pa asnjë bazë reale

Sipas kësaj ministrie, raporti përbën abuzim të qartë të autoritetit të Këshillit të Evropës.
“Një raport i tillë nuk pasqyron frymën e përgjegjshmërisë, besueshmërisë dhe maturisë që përçon Këshilli i Evropës", thekson deklarata. "Rikujtojmë se në vitin 2004, Gjykata Ndërkombëtare për Krimet në ish-Jugosllavi, si i vetmi organ ndërkombëtar ligjor, i kualifikuar dhe i mandatuar për të hetuar krimet e kryera në ish-Jugosllavi, i ka hedhur poshtë pretendimet se në Shqipëri dhe Kosovë është kryer trafik organesh, duke i cilësuar ato si të pabazuara në prova", thuhet në njoftimin për mediat.
MPJ-aj nënvizon se përmbajtja e raportit të z. Marty, si dhe pretendimet se autoritetet shqiptare nuk kanë bashkëpunuar në hetim janë krejtësisht të pavërteta, spekulative dhe shpifëse.“Institucionet e Republikës së Shqipërisë kanë bashkëpunuar ngushtë me grupin hetimor të Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet në ish-Jugosllavi në vitin 2004 dhe i kanë ofruar bashkëpunim të plotë edhe vetë z. Marty gjatë vizitës së tij në Shqipëri në vitin 2009”, thuhet më tej.
Në fund të deklaratës, Ministria e Jashtme shpreh gatishmërinë dhe vullnetin e plotë të Qeverisë së Shqipërisë për të bashkëpunuar pa asnjë rezervë me institucionet ndërkombëtare të angazhuara në këtë çështje, me Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës dhe me Këshillin e Evropës./S.Ll/start/
2010-12-17 15:13
[