Pollo: Dixhitalizimi sjell zhvillimin e vendit

Ministri Pollo zhvilloi një takim informues me Kryetarët e Këshillave të Qarqeve në vend dhe përfaqësues nga institucionet shqiptare rreth sistemit GIS (Geographic Information Systems).
Duke sjellë eksperiencën e Qarkut të Kukësit në këtë drejtim, Pollo tha se "në qershor të këtij viti, në qarkun e Kukësit mbajtëm një seminar për të mësuar përvojën e mirë, që ishte arritur atje, nëpërmjet regjistrimit dixhital të të gjithë dokumentacionit të kadastrës".
Sipas tij kjo u bë e mundur nëpërmjet zhvillimit të një softueri të përshtatshëm, i cili krijon lehtësi për përdoruesit, në radhë të parë, punonjësit e Këshillit të Qarkut, që punojnë me dokumentacionin mbi pronën si edhe publiku, që do të marrin përgjigje të shpejtë e të saktë. "Ka qenë një shqetësim i vazhdueshëm dokumentacioni pronësor, problemet e tij, mosrakordimet në harta, proceset gjyqësore nganjëherë të pafundme, të cilat gradualisht do të zgjidhen", shtoi Pollo.
Ministri vuri në dukje se "jetojmë në një kohë ku sistemet GIS janë një standard, që po përdoren kudo dhe duhet të përdoren edhe në vendin tonë. Në rrugën tonë drejt BE-së kemi përkrah norma europiane, siç është direktiva INSPIRE, që do të ndihmojë për hartimin e bazës sonë ligjore në këtë sektor".
Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Evropës tre vjet më parë aprovuan direktivën INSPIRE (Infrastructure for Spatial Information in the European Community) e cila ndihmon në përcaktimin e standardeve teknike, organizimin, koordinimin dhe publikimin e të dhënave.
2010-12-17 14:12
[