E Diel, 1 Nëntor 2026

MPJ: Referendumi në Kosovë i frymëzuar nga Beogradi

Sipas kësaj ministrie, referendumi është frymëzuar nga Beogradi.

“MPJ, ndjek me vëmendje zhvillimet në veri të Republikës së Kosovës dhe shpreh shqetësimin për mbajtjen e një referendumi, të organizuar nga strukturat paralele serbe dhe të frymëzuara nga Beogradi”, u shpreh me anë të njoftimi për shtyp, këshilltarja për mediat e MPJ-së, Eva Kushova.

Sipas MPJ-së, “ndonëse i paligjshëm dhe pa efekte juridike, ky referendum nuk i shërben aspak interesit të komuniteteve etnike për t’u integruar plotësisht në jetën sociale, ekonomike e politike të shoqërisë së Republikës së Kosovës”.

 “Mbajtja e këtij referendumi nuk i shërben as klimës së dialogut Kosovë-Serbi, një proces i domosdoshëm për të zgjidhur çështje të rëndësishme për qytetarët e Kosovës e Serbisë, dhe tregues cilësor i maturisë së tyre në procesin e integrimit Evropian”, përfundon reagimi i MPJ-së. /Start/
 

                                                                                             2012-02-15 14:36
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›