E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli në Shkodër: Solidariteti është më i rëndësishmi

Deklarata u bë nga kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, e cila ishte sot në Shkodër ku mori pjesën në mbledhjen e Shtabit të Emergjencës së Prefekturës së qytetit verior.

Ajo shtoi se një mot i tillë ka pushtuar jo vetëm vendin tonë por edhe pjesën më të madhe të Evropës. Kryeparlamentarja vlerësoi punën e bërë gjer më tani, teksa kërkoi bashkëpunim të mirëfilltë në mes vetë komunitetit, që duke i ardhur në ndihmë njëri-tjetrit të përballohet me sukses kjo situatë e vështirë.

"Kjo gjendje kërkon bashkëpunim, solidaritet, gjë më të shtrenjtë se jeta nuk ka", u shpreh Topalli, duke kërkuar nga komuniteti që të jenë në kontakt të vazhdueshëm me njëri tjetrin, si dhe me drejtuesit e njësive vendore duke u përcjellë çdo shqetësim që ato kanë. 

Në takim, krahas drejtuesve më të lartë vendorë, prefektes Voltana Ademi, kryetarit të qarkut, Maxhid Cungu, kryetarit të bashkisë Lorenc Luka, ishin të pranishëm edhe drejtuesit e institucioneve shtetërore të qarkut të Shkodrës, drejtuesit e policisë, ushtrisë si dhe pjesëtarë të tjerës të shtabit të emergjencave civile.  Në cilësinë e kryetares së Shtabit të Emergjencës Civile, prefektja Voltana Ademi informoi Kryetaren e Kuvendit, për punën e bërë gjatë këtyre ditëve mbi situatën në territorin e qarkut të Shkodrës. /Start/

                                                                                             2012-02-15 14:59
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›