Bizneset, lehtësira fiskale për punësimin e femrave

Ky program parasheh që bizneset në ndërmarrjet prodhuese, të cilët do të punësojnë femra nga shtresat në nevojë, do të kenë favorizime fiskale gjatë aktivitetit, pasi do të rimbursohen për pagesat e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.
Vendimi përkatës i miratuar nga Këshilli i Ministrave në muajin janar për nxitjen e punësimit të grave në nevojë hyn në fuqi në datën 18 shkurt pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe parashikon të japë ndikimin e vet kryesisht në bizneset e fasonit dhe në mikrondërmarrjet.
Bizneset që duan të kenë përfitime nga lehtësirat fiskale, duhet të punësojnë femra të papuna që kanë aplikuar për punësim në zyrat e punësimit prej më se një viti, që përfitojnë asistencë sociale, të trafikuarat, ato mbi moshën 50 vjeç, romet, vajza-nëna, femra të divorcuara me probleme sociale, ato që kthehen nga emigracioni dhe janë me probleme ekonomike.
Një ndër kushtet kryesore që bizneset duhet të plotësojnë për të përfituar këtë rimbursim është kontrata të paktën 1-vjeçare për çdo punësim. Gjithashtu vendimi i qeverisë përfshin që bizneset, të cilat do të zbatojnë këto lloj kategorish grash për punësim do të përfitojnë financimin për katër muaj, 100% të pagës minimale në shkallë vendi. Sipas censusit të ndërmarrjeve ekonomike, rezulton se 26,4% e totalit, drejtohen kryesisht nga gratë dhe në to, masën më të madhe të të punësuarve e përbëjnë femrat. /Start/
2012-02-15 14:59