Berisha Opozita e cakorduar per dimrin ne do te investojme ne perpunimin e patates
Kryeministri Sali Berisha ka udhetuar paraditen e djeshme drejt Korces ku eshte njohur nga afer me masat e marra nga shtabi i emergjencave per perballimin e situates se krijuar nga reshjet e bores. Kreu i qeverise ka pergezuar drejtuesit vendore per angazhimin e bere deri me tani ne perballimin e gjendjes se renduar dhe nga ana tjeter kerkoi qe komunat te vene sa me shpejt ne perdorim fondet per hapjen e rrugeve qe lidhen me fshatra te izoluara.
Korca eshte modeli i perballimit me sukses te kesaj situate dimri me pasoja sa me minimale - tha ne fillim te fjales se tij Kryeministri Berisha duke theksuar se kompanite private te mirembajtjes se rrugeve duhet ta vleresojne sic duhet situaten e ketij dimri te ashper. Te shfrytezohen fondet e dhena per kete situate dhe te hapen rruget e fshatrave - u shpreh mes te tjerash Berisha duke premtuar se do te kete ndihme ne fonde por keto duhen perdorur sa me shpejt dhe me efektivitet ndersa kerkoi qe komunat te bashkepunojne edhe me komunitetin per hapjen e rrugeve dhe zgjidhjen e situatave emergjente. Fondet per kete situate Asnje ankese nuk ka me perjashtim te nje kryetari komune. Por duhet nje mobilizim per te kaluar kete situate - u pergjigj Kryeministri Berisha i pyetur nga gazetaret se kryetare te komunave ne rajonin e Korces kane vene ne dukje mungesen e financimeve per pastrimin e rrugeve rurale. Ky vend dhe ky shtet nuk eshte kurre i papergatitur per tu perballur me situatat emergjente dhe ne e kemi faktuar kete. Qeveria disponon te gjitha mundesite per te perballuar cdo nevoje jetesore apo per familjet ne nevoje - theksoi kreu i qeverise.
Sulmi ndaj opozitesGjate vizites ne Korce Berisha nuk ka ngurruar te sulmoje opoziten per qendrimin sipas tij corodites qe ka mbajtur ne kete situate emergjente. Opozita u kujtua se kishte rene bore ne Shqiperi vetem nje jave pasi Kryeministri kishte ngritur Komisionin e Emergjences. Nje opozite serioze do te kerkonte transparence me Kryeministrin por kjo nuk ndodhi sepse po te kryhej transparenca ne Parlament do te dilnin perpjekjet per menaxhimin e situates. Por opozita eshte e cakorduar sepse edhe ne programin e vet nuk funksionon sepse asnje deputet i saj nuk ka ardhur te interesohet dhe te marre te dhena per situaten - tha me tej Kryeministri Berisha. Me tej ai ka premtuar se qeveria do te investoje ne Korce per ndertimin e fabrikes se perpunimit te patates. Ne do te investojme ne Korce per fabriken e perpunimit te patates ngaqe ka superprodhim se nuk kemi cfare ti bejme qepes e cila ka me shume veshtiresi perpunimi - u shpreh kreu i qeverise duke shtuar se nderkaq pershtatja e nje fermeri me tregun eshte ceshtje e tij dhe jo e qeverise.