Spanjë,arrestohen për grabitje 5 shqiptarë

Policia spanjolle ka bërë të mundur arrestimin e pesë shqiptarëve pasi dyshohen se kryenin grabitje në qytete të ndryshme spanjolle. Lajmi bëhet i ditur nga mediat spanjolle të cilat theksojnë se policia me anë të një operacioni të koduar "Sapo", ka arrestuar pesë shqiptarë që akuzohen për më shumë se 20 plaçkitje në dhjetra shtëpi në qytetet, Alicante, Murcia, Almeria dhe Granada. Mediat nuk bëjnë të ditur identitetet e shqiptarëve por shton se ndërkohë ka shoqëruar dhe 4 persona që kishin marrë në mbrojtje për të fshehur shqiptarët.
Sipas mediave spanjolle policia e kishte nisur hetimin në fund të vitit të kaluar (2009) pasi mësoi për ekzistencën e një bande aktive të organizuar që po bënte terror me grabitje të një pas njëshme. Banda vepronte kryesisht në zonat Torrevieja dhe Orihuela, ku ata punonin si roje nate në disa kompani të njohura prandaj edhe grabitjet kryheshin natën. Ndërkohë në banesat e tyre policia sekuestroi edhe disa pajisje elektrike, kompjutera, dokumenta zyrtare, para, elektroshtëpiake dhe bizhuteri.