E Shtunë, 31 Tetor 2026

MPJ: Vitin e ardhshëm edhe 22 ambasada të tjera

Prishtinë (start)-Ministria e Jashtme e Kosovës, bëri të ditur sot se vitin e ardhshëm do të hapen edhe 22 ambasada të tjera të Republikës së re, nëpër vende të ndryshme të botës. Lajmin e bëri të ditur sot për mediat e Prishtinës, Albana Beqiri zëdhënësja e ministrit të Jashtëm të Kosovës, Skënder Hyseni. “Gjithsesi, brenda vitit 2009, MPJ parasheh hapjen e së paku 22 ambasadave të Kosovës në të gjithë botën”-deklaroi Beqiri për gazetën “Zëri”.

Zëdhënësja theksoi se në turin e dytë diplomatik, nuk do të ketë të ngarkuar me punë, por ambasadorë. “Miratimi i Ligjit për shërbimin e jashtëm të Kosovës hap udhë edhe për hapjen e konkurseve në të gjitha nivelet për ambasadat tona”-vijoi më tej Beqiri.

Tashmë 10 misionet diplomatike ia kanë nisur punës në vendet përkatëse dhe 10 të ngarkuarit me punë si dhe sekretarët e ambasadave janë vendosur nëpër këto misione.

Megjithatë, nga burimet jozyrtare gazeta “Zëri” ka mësuar se të ngarkuarit me punë në këto misione ballafaqohen me probleme, kryesisht financiare. Po ashtu bëhet e ditur se shuma prej 25 milionë eurosh e cila me vendim të qeverisë është ndarë për Ministrinë e Jashtme, respektivisht blerjen e ndërtesave të ambasadave – ende nuk është derdhur në konton e kësaj ministrie

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›