Rice: Politika amerikane për Afganistanin gati e përfunduar
Kopenhagën -Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice deklaroi sot se rishqyrtimi i politikës së administratës Bush për Afganistanin është pothuajse e përfunduar. Rice tha se rishikimi po kryhet nga krerët e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe do të diskutohet edhe me partnerët amerikanë. Rice, e cila ndodhet në Kopenhagën, pjesë e turit të saj evropian ku do të përshëndetet me disa kryediplomatë para përfundimit të mandatit të administratës Bush më 20 janar 2009.
"Mendoj se një pjesë apo disa nga elementet e kësaj politike do të bëhen publike, poe ende nuk e kemi vendosur çfarë do të publikohet dhe çfarë jo", shtoi Rice. Administrata Bush, shtabi i përgjithshëm i ushtrisë amerikane dhe komanda e përgjithshme amerikane nën drejtimin e gjeneralit David Petraeus, po rishikojnë politikën amerikane për Afganistanin.