E Diel, 1 Nëntor 2026

Çekia: Vitin e ardhshëm Kosova do të ketë njohje të reja

Pragë -Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, të Republikës së Çekisë Aleksandër Vondra, tha të premten në Pragë, se pret që vitin e ardhshëm Kosovën do ta njohin edhe disa vende anëtare të BE-së, që deri më tani nuk e kanë njohur shtetin e ri të Kosovës.

“Është e vërtetë se disa vende të BE-së ende nuk e kanë pranuar Kosovën, por numri i vendeve që e kanë njohur Kosovën, gradualisht po rritet. Padyshim, gjatë vitit të ardhshëm, atyre do t’u bashkohen edhe vende të tjera, përfshirë edhe shtetet anëtare të BE-së”-deklaroi Vondra. rel

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›