MPJ dënon arrestimin e policëve kosovarë

Një deklaratë për shtyp nga MPJ vlerëson se "akte të tilla kriminale të motivuara nga struktura e mentalitete të vjetra e arkaike nuk i shërbejnë aspak frymës së re të bashkëpunimit e fqinjësisë së mire në rajon mes vendeve që aspirojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian".
"MPJ kërkon nga autoritetet përgjëgjese në Beograd të kthejnë në vendin e tyre policët e Republikës së Kosovës dhe të heqin dorë nga përsëritja e akteve të tilla në të ardhmen", përfundon deklarata zyrtare e Ministrisë së Jashtme shqiptare. Autoritetet e Serbisë arrestuan të premten dy pjesëtarë të policisë së Kosovës në zonën kufitare me Kosovën, pasi sipas tyre "ishin të armatosur dhe kjo përbën shkelje drastike të marrëveshjes ushtarako-teknike, të nënshkruar në Kumanovë, më 1999". /Start/
2012-04-01 11:10