E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli mbledh gratë diplomate

Pritja u organizua në një nga sallat e kryesisë Kuvendit, ku Topalli bëri një prezantim të shkurtër të historikut të parlamentarizmit shqiptar qysh me fillimin e tij në vitin 1912, 100 vite më parë, për të vijuar më pas me Këshillin Kombëtar të Lushnjës, Kuvendin Kushtetues, afirmimin e Shqipërisë si Republikë Parlamentare, periudha e mbretërisë shqiptare, periudha e errët e komunizmit e Kuvendit Popullor, dhe më pas rilindja e Parlamentit në vitin 1991.

"Pavarësisht nga vështirësitë dhe sfidat që Parlamenti ka kaluar gjatë kësaj periudhe, unë jam shumë e kënaqur, pasi po të shohim pak më prapa, ku kemi qenë dhe ku jemi, secila prej nesh duhet të jetë jashtëzakonisht krenare se sa shumë ky vend ka ndryshuar, se sa larg ky vend ka shkuar në një kohë relativisht të shkurtër" u shpreh Topalli. Më pas ajo i njohu zonjat me projektin për godinën e Parlamentit të ri duke theksuar se ky do të jetë monumenti dinjitoz e përfaqësues i shqiptarëve, simbolika e demokracisë së Shqipërisë së këtij shekulli të ri.

Bashkëshortja e Kreut të Prezencës së OSBE në Tiranë, Ana Maria Wolllfarth në emër të grave diplomate falënderoi kryetaren e Kuvendit, e cila siç tha ajo “Hap dyert e Parlamentit, “Shtëpisë së Demokracisë së Shqiptarëve” për të mësuar mbi parlamentarizmin, historinë, dhe për të patur një imazh se si kanë kapërcyer shqiptarët kohëra të vështira deri në ditët e sotme." /Start/

                                                                                             2012-04-01 13:44
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›