Vlorë, pranga vëllezërve për tentativë grabitjeje

Policia e Vlorës, nisi menjëherë hetimin, duke çuar në pranga shtetasin Oni Hysaj, 36-vjeç, banues në lagjen “24-Maji” Vlorë. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri tip pistoletë, një e markës “Smith“ mod 36, dhe një e markës “Bereta“ e kalibrit 6.35 mm së bashku me 21 fishekë luftarakë.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se i përfshirë në këtë veprimtari ka qenë edhe shtetasi Neli Hysaj, 39-vjeç, banues në lagjen “24-Maji ”Vlorë, (vëllai i tij). Nga verifikimet e mëtejshme të kryera nga shërbimet e policisë ka rezultuar se shtetasi Oni Hysaj është person me precedentë penale në shtetin italian.
Menjëherë u krye arrestimi në flagrancë i shtetasve të mësipërm dhe po punohet për dokumentimin e plotë ligjor të aktivitetit kriminale të këtyre shtetasve. Materialet Procedurale i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit“. /Start/
2012-04-01 11:30