Spahiu: Janë mbledhur nën flamurin e Dules
Kreu i AKZ-së, Kreshnik Spahiu, ishte mbrëmë në Kavajë ku zhvilloi takim me simpatizantë të kësaj partie, nga ku hodhi akuza ndaj liderëve politik.
“Pas 22 vjetësh ata nuk begenisën të vijnë sot në Kavajë. Sot më 31 mars ata janë në Tiranë dhe nuk janë me flamurin Kuq e Zi, por i ka mbledhur një antishqiptar, i ka mbledhur flamuri grek me Vangjel Dulen për turpin e tyre. Ata në mëngjes shpalosin flamurin shqiptar dhe në darkë ata gjunjëzohen përpara flamurit grek”, theksoi ai.
Edhe Spahiu paralajmëron një pranverë të re vitin e ardhshëm në politikën shqiptare, teksa shprehu zhgënjimin për mungesën e investimeve në Kavajë. “Në këtë qytet nuk u ndërtua asgjë dhe prandaj ky është momenti që ne të gjithë të ndërtojmë, kjo është koha për ndryshim, kjo është koha për të ndëshkuar ata të cilët na zhgënjyen, kjo është koha për tu kthyer dinjitetin atyre të cilët ata i kanë poshtëruar, kjo është koha për tu treguar vendin atyre të cilëve tradhtuan dhe shitën vendin e tyre”, theksoi ai. /Start/
2012-04-01 14:38