Arsimi profesional, MASH: Bursa për 16 rrethe
Tiranë- Ministria e Arsimit u ka bërë thirrje nxënësve të klasave të nënta të frekuentojnë arsimin e mesëm profesional, pasi sipas saj është i vetmi shkollim që të jep mundësinë të sigurosh një vend pune sapo të mbarosh studimet.
Kreu i MASH, Myqerem Tafaj ka zhvilluar sot një konferencë me drejtorë të shkollave profesionale, nga ku ka deklaruar se gjatë këtij viti ky lloj arsimi do të jetë prioritet i institucionit që ai drejton. Gjatë vitit shkollor 2012- 2013 do të hapen 5 shkolla profesionale dhe do të jepen bursa në 16 rrethe.
Futen në funksionim të plotë 5 shkolla të reja, të ndërtuara në kuadër të programit të Bashkimit Evropian, që së bashku sjellim një kapacitet prej rreth 2500 nxënës. Qeveria shqiptare do të ofrojë bursa, madje do të rritet numri i bursave për nxënësit e arsimit profesional. 16 rrethe të vendit përfitojnë bursa për të gjitha degët e arsimit profesional, pavarësisht të ardhurave,- deklaroi Tafaj.
Gjatë vitit që lamë pas numri i nxënësve që kanë preferuar të frekuentojnë arsimin profesional është rritur me reth 12%. Ndërsa gjatë periudhave në vijim pritet që të përmirësohet infrastruktura mësimore në të gjitha shkollat profesionale.