E Shtunë, 31 Tetor 2026

MPJ përshëndet marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë

Ministria e Punëve të Jashtme përshëndet marrëveshjen historike të arritur sot në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, nënshkruar nga Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiç, me ndërmjetësimin e Përfaqësueses së Lartë të BE, Baroneshës Ashton.

MPJ shpreh bindjen se kjo marrëveshje, në vijim të të tjerave të arritura në dialogun mes dy vendeve, është jo vetëm në interesin më të mirë të qytetarëve të tyre, por do të kontribuojë edhe për një bashkëpunim më efikas mes të gjitha vendeve të rajonit, dhe për konsolidimin e paqes, sigurisë e stabilitetit rajonal.

Në vijim MPJ inkurajon për zbatimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve që janë arritur në dialogun mes dy vendeve, me kurajë dhe vendosmëri./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›