E Diel, 1 Nëntor 2026

“Vatra” kërkon bisedime Kosovë -Serbi për Luginën e Preshevës

Tani që përfunduan negociatat Kosovë-Serbi, ne “Vatra”, theksohet përmes një kumtese, kërkojmë që të mbahet një raund i ri bisedash mes Prishtinës e Beogradit, për zgjidhjen edhe të problemit shqiptar në Kosovën Lindore, pasi që kjo pjesë nuk ishte përfshire në bisedimet e mëhershme.

Përderisa nuk diskutohet në nivel ndërkombëtar (e të jenë garantuese BE-ja dhe SHBA-të) për gjetjen e një zgjidhje të pranueshme për popullatën e kësaj pjese, këtu perspektivë, drejtësi, por edhe qetësi nuk do të ketë!

Problemet shqiptaro-serbe nuk mund të llogariten të mbyllura gjersa të mos zgjidhet edhe statusi i shqiptarëve në Kosovën Lindore!./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›