Përgëzime të Ambasadës amerikane

Ambasada e SHBA-ve uron Kosovën dhe Serbinë për marrëveshjen e arritur sot. Ne mirëpresim këtë zhvillim pozitiv si një hap të rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve në të mirë të qytetarëve të të dyja shteteve, thuhet në deklaratën dërguar medieve.
“Ne vlerësojmë përkushtimin e Përfaqësueses së Lartë të BE-së Catherine Ashton dhe ekipit të saj, dhe lidershipin e treguar nga kryeministrat dhe ekipet e tyre. Ne do të vazhdojmë të përkrahim zbatimin e marrëveshjes dhe normalizimin e mëtutjeshëm i cili është vendimtar për të ardhmen evropiane të të dyja shteteve”, përfundon deklarata./Indeksonline/