MPJ përshendet vendimin e NATO-s për FSK
TIRANE-Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë përshëndet vendimin e sotëm të Këshillit të Ambasadorëve të NATO-s për deklarimin e arritjes së Kapacitetit të Plotë Operacional (KPO) për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).
Ky deklarim, dëshmi e rritjes së profesionalizmit dhe kontributit të FSK-së në forcimin e sigurisë të gjithë popullit të Kosovës, pa dallime etnike, shënon një arritje shumë të rëndësishme në konsolidimin e mëtejshëm të perspektivës së integrimit Euroatlantik të Kosovës.
Ministria e Punëve të Jashtme vlerëson kontributin e të gjithë vendeve anëtare të Aleancës në marrjen e këtij vendimi dhe shpreh, njëkohësisht, besimin se ai do të ndikojë pozitivisht në forcimin e rolit të Kosovës si faktor stabiliteti rajonal.
(d.b/BalkanWeb)