E Diel, 1 Nëntor 2026

MPJ shqiptare denon rrembimin e dy policeve te Kosoves

Ministria e Punëve te jashtme e Republikës së Shqipërisë dënon me forcë aktin e ulët të rrëmbimit të dy policëve të Republikës së Kosovës.
MPJ vlerëson se akte të tilla kriminale të motivuara nga struktura e mentalitete të vjetra e arkaike, nuk i shërbejnë aspak frymës së re të bashkëpunimit e fqinjësisë së mire në rajon mes vendeve që aspirojnë të antarësohen në Bashkimin Evropian.
MPJ kërkon nga autoritetet përgjëgjese në Beograd të kthejnë në vendin e tyre policët e Republikës së Kosovës dhe të heqin dorë nga përsëritja e akteve të tilla në të ardhmen.

LSI denoncon rrëmbimin e dy policëve kosovarë
Gjatë deklaratës për media sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama denoncoi aktin provokativ të dy punonjësve të policisë serbe. Ai e cilësoi atë si një akt të shëmtuar, që jo vetëm provokon klimën e dialogut e bashkëpunimit që është i domosdoshëm për Kosovën dhe Serbinë në funksion të integrimit të tyre.
“Ky akt është një cënim i rënde i integritetit territorial dhe kërkon që jo vetëm të zgjidhet në mënyrë të menjëhershme, por që autoritetet serbe të kuptojnë pozicionin e tyre për të qenë partnerë evropiane dhe që janë shkëputur nga praktikat e vjetra”-deklaroi Rama.
Ai tha se Kosova është shtet i pavarur dhe askush nuk mund të cënojë askënd në Kosovë me apo pa uniformë të Kosovës, sepse e gjitha kjo kthen në të kundërt të gjithë atë investim që është bërë, ndërsa shprehu mbështetjen e LSI-së për qeverinë dhe autoritetet e Kosovës

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›