Topalli pritje per klubin e grave diplomatike

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, ka organizuar një pritje për klubin diplomatik “Mirëserdhe në Shqipëri”, të zonjave diplomate, bashkëshorte të ambasadorëve të akredituar në Tiranë. Kryeparlamentarja Topalli bëri një prezantim të shkurtër të historikut të parlamentarizmit shqiptar qysh me fillimin në vitin 1912. Ajo është shprehur se ndihet e kënaqur se, pavarësisht nga vështirësitë dhe sfidat që Parlamenti ka kaluar gjatë kësaj periudhe, të gjithë duhet të jenë krenarë për ndryshimet e Shqipërisë dhe se sa shumë larg vendi ka shkuar në një kohë relativisht të shkurtër. Nga ana e saj, zonja Liri Berisha, bashkëshortja e kryeministrit, theksoi se një shoqëri pa rolin, pa kontributin, pa butësinë dhe ndjenjat e gruas është një shoqëri e ngurtë, një shoqëri e vrazhdë, një shoqëri pa ndjenjat e jetës. Ndësa bashkëshortja e Kreut të Prezencës së OSBE në Tiranë, Ana Maria Uollfarth në emër të grave diplomate falënderoi Kryetaren e Kuvendit, e cila siç tha ajo : “Hap dyert e Parlamentit, “Shtëpisë së Demokracisë së Shqiptarëve” për të mësuar mbi parlamentarizmin, historinë, dhe për të patur një imazh se si kanë kapërcyer shqiptarët kohëra të vështira deri në ditët e sotme.