MPJ therret 40 konsujt e harruar te nderit ne bote
Ministria e Jashtme do te mbledhe ne Shqiperi me rastin e festave kombetare 40 konsuj nderi te vendit tone neper bote. Ministri Haxhinasto ne kuader te nevojes per krijimin e nje tradite te ardhjes se tyre ne Shqiperi me rastin e 28-29 Nentorit ka menduar qe perkrah organizimeve te tjera per keto data te kete nje prani te njerezve qe si mision te tyre kane permiresimin e imazhit te Shqiperise. Paraditen e te henes konsujt do te priten ne takim nga ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto ne nje ceremoni ku do te jene te pranishem edhe ministri i Kultures Aldo Bumci dhe ministri i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes Nasip Naco. Takime te tjera ata do te kene edhe me Kryeministrin Sali Berisha kryeparlamentaren Jozefina Topalli kryebashkiakun Lulzim Basha dhe ne mbremjen e dates 28 Nentor do te jene te ftuar ne nje pritje nga Presidenti i vendit Bamir Topi.