E Shtunë, 31 Tetor 2026

MSA Shqiperi-Bashkimi Evropian, sot hyn ne fuqi

Marreveshja e Stabilizim-Asociimit mes Shqiperise dhe Bashkimit Evropian, hyn sot ne fuqi. Ne kete kuader duke nisur qe sot, do te kete nje levizje te lire te mallrave dhe punonjesve qe jane te punesuar ligjerisht ne vende te BE-se, duke pasur te njejtat aksese me qytetaret e vendeve te tjera. Ky ka qene vleresimi i dhene dje nga ministrja e Integrimit, Bregu. Po keshtu, MSA-ja ne fuqi eshte baza kontraktuale mes Shqiperise dhe Bashkimit Evropian dhe motori kryesor i reformave ne vend, ndaj fale hyrjes ne fuqi te kesaj marreveshjeje dhe Shqiperia, do te kete nje sere perfitimesh. Ne kete faze te re te zhvillimeve, nje nga perfitimet e Shqiperise lidhet edhe me shkembin tregtar. Volumi i shkembimeve tregtare te produkteve bujqesore me BE-ne per vitin 2008, ka arritur 388 milione euro, nga 275 milione euro qe ka qene ne vitin 2007, pra duke pasur nje rritje prej 30 per qind. Per sa i perket eksporteve te produkteve bujqesore drejt vendeve te BE-se, gjate vitit 2008 ato kane njohur nje rritje ne masen 50 per qind, krahasuar me te njejten periudhe te vitit 2007, duke arritur ne vleren 46 milione euro, kundrejt 23 milione eurosh te realizuara ne te njejten periudhe te vitit te kaluar. Ndersa, importi i mallrave bujqesore nga BE-ja gjate vitit te kaluar, ka arritur ne 342 milione euro nga 252 milione euro te nje viti me pare. F.M


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›