"Liberalizimi i vizave, duhen leternjoftimet"
Kryeministri Berisha deklaroi dje se liberalizimi i vizave per qytetaret shqiptare, kushtezohej nga dokumentet e identifikimit si leternjoftimet elektronike dhe pasaportat biometrike. Kryeministri Berisha, beri dje thirrje nga Kamza per aplikimin e qytetareve me kartat e reja te identitetit, duke e lidhur kete proces ne menyre te ngushte me liberalizimin. "Ne po shkojme drejt liberalizimit te vizave dhe pa kompletuar kete proces, nuk mund te ndodhe. Sa me shpejt ta kompletojme ate, aq me pozitivisht do te vleresohemi per levizjen e lire", deklaroi kryeministri Berisha gjate nje vizite qe zhvilloi ne Kamez. kryeministri Berisha foli dje edhe per cmimin e ketyre dokumenteve te rendesishme. Sipas tij, ulja e dyte e bere nga qeveria eshte shume e arsyeshme. Nisur nga kjo sipas Berishes, vlera e dokumentit eshte me e lire se cmimi qe ka vendos qeveria per ate. "Ne, beme nje ulje te dyte qe mendoj se eshte nje ulje shume e arsyeshme. Vlera e ketij dokumenti eshte qindra here me e madhe sesa cmimi. Vlera e tij eshte e jashtezakonshme", deklaroi Berisha. Sipas tij, me kete dokument shqiptaret barazohen me qytetaret e vendeve me te zhvilluara te Evropes, per sa i perket dokumenteve. Po keshtu sipas Berishes, me kete dokument ne po ecim drejt moshes dixhitale dhe kushti me themelor qe qytetari te perfitoje nga sherbimet dixhitale, eshte leternjoftimi elektronik e pasaporta elektronike.
Premtimi
Kryetari i bashkise se Kamzes, Xhelal Mziu informoi dje kryeministrin se ne dy qendrat e aplikimit prane kesaj bashkie, kryhen 400-450 aplikime ne dite dhe garantoi se per zgjedhjet e 28 qershorit, do te aplikojne te gjithe qytetaret e kesaj bashkie.
Premtimi
Kryetari i bashkise se Kamzes, Xhelal Mziu informoi dje kryeministrin se ne dy qendrat e aplikimit prane kesaj bashkie, kryhen 400-450 aplikime ne dite dhe garantoi se per zgjedhjet e 28 qershorit, do te aplikojne te gjithe qytetaret e kesaj bashkie.