MSA, legjitimim i aspirtave për antarësim në BE

Ministri i punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, sot ka pranuar një telefonatë nga ministri i punëve të Jashtme i Mbretërisë së Holandës, Frans Timmermans.
Homologu holandez ka uruar ministrin Hoxhaj për miratimin e autorizimit për fillimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim–Asocimit me Kosovën, nga Samiti i liderëve të Bashkimit Evropian.
Ministri Hoxhaj ka falënderuar ministrin Timmermans për rolin që Mbretëria e Holandës ka pasur në këtë proces, i cili do t’i hapë rrugë Republikës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Fillimi i negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim–Asocimit me Kosovën është legjitimim i aspiratarve të popullit të Kosovës për t’u bërë antarë të plotë të Bashkimit Evropian”, ka thënë Hoxhaj.
Ai ka kërkuar vazhdimin e mbështetjes së Mbretërisë së Holandës edhe në procesin e liberalzimit të vizave për qytetarët e Kosovës, si dhe në proceset e tjera euroatlantike.
Nga ana tjëtër, ministri i punëve të Jashtme i Mbretërisë së Holandës, Frans Timmermans, ka siguruar ministrin Hoxhaj se shteti i tij do të vazhdojë mbështetjen e Kosovës në të gjitha fushat.
Këto ditë, ministri Hoxhaj ka pranuar telefonata nga shumë ministra të jashtëm të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, të cilët e kanë përgëzuar ministrin Hoxhaj për përparimin që ka bërë Republika e Kosovës në rrugën e saj evropiane./Indeksonline/