Teksti i “Der Spiegel” në turqishte, zemëron Erdoganin

Javorja prestigjioze gjermane "Der Spiegel" në numrin e saj të parafundit kishte publikuar një tekst në gjuhën turke , në të cilin shkruhej për protestat kundër kryeministrit turk Reccep Tayip Edogan.
Në ballinë paraqitej pamja e një demonstrueseje e cila mbante një transparent ku mund të lexohej "Boyun Egme", që do të thotë "Mos u përkulni".
Ky raportim thuhet ta ketë acaruar shumë kryeministrin turk ashtu sikurse edhe mediet besnike ndaj tij, transmeton albinfo.ch.
"Der Spiegel publikon artikull antiturk" ka shkruar gazeta "Sabah". Sipas kësaj gazete, Erdogan ka akuzuar gjermanët të cilët sipas tij mendojnë se turqit (e Gjermanisë) kanë njohuri të mangëta të gjermanishtes, prandaj e kanë publikuar këtë artikull. Ai ka kritikuar njëherësh revistën "Der Spiegel" për gazetari të papërgjegjshme./Indeksonline/