E Diel, 1 Nëntor 2026

Mërkiq: Nuk do ta lejojmë Kosovën në OSBE

Ministri i Jashtëm serb, Ivan Mërkiq, në një intervistë për gazetën austriake “Viner Cajtung” ka thënë se Kosova nuk do të pranohet në OSBE, derisa Serbia të jetë kryesuese më 2015.Kur është fjala për pengesat lidhur me implementimin e Marrëveshjes së Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, Mërkiq tha se ato ekzistojnë dhe do të ekzistojnë, shkruan Koha.

"Nuk është e thjeshtë që të zbatohet në praktikë diçka që para disa muajsh, për të mos thënë para një apo dy viteve as që ka mundur të paramendohet. Ky është gjithnjë e më shumë proces dinamik. Gjithherë implementimi është më i vështirë se arritja e marrëveshjes”, tha kryediplomati serb.

"Kemi arritur që të bisedojmë për format. Nuk do ta arrijmë për çdo detaj të gjejmë pajtimin, mirëpo po arrijmë avancime dhe po i afrohemi pajtimit final për implementim”, tha Mërkiq, transmeton B92./Indeksonline/  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›