E Shtunë, 31 Tetor 2026

MSA per Kosoven me kushte

Bashkimi Europian i hap dritën jeshile Kosovës për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, por jo më përpara se të përmbushen disa nga kriteret afat-shkurtëra që Brukseli ka adresuar ndaj Prishtinës.

Në raportin e paraqitur nga Komisioni Europian vlerësohen përpjekjet e Kosovës në rrugën e saj drejt integrimit, por kërkohet zbatimi i marrëveshjeve të arritura me Beogradin gjatë dialogut dypalësh si dhe vijimësia e këtij dialogu në të ardhmen. Brukseli i kërkon Prishtinës përmirësim të marrëdhënieve me Serbinë në mënyrë që të dyja vendet të vazhdojnë rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Në raport përmendet edhe cështja e Veriut ku kërkohet zgjidhja e kësaj cështje dhe respektimi i të drejtave qenësore të banorëve lokalë atje. Raporti i KE-së thekson se do të propozojë bisedime për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit në kohën kur Kosova të plotësojë kërkesat e vendosura nga ky Komision, duke shtuar se qendrimet e 5 vendeve anëtare të Unionit (Spanjë, Greqi, Qipro, Rumani dhe Sllovaki) rreth statusit të Kosovës, nuk përbëjnë pengesë për këtë proces.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›