NATO nuk redukton trupat ne Kosove

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen ka deklaruar se Aleanca nuk do ta reduktojë numrin e trupave paqeruajtëse në Kosovë.
Deklaratën e tij Rasmussen e ka bërë nga Brukseli, pas takimit të ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s.
“Për momentin nuk kemi në plan të reduktojmë trupat e KFOR-it, por kemi ambicjen që trupat tona atje t’i tërheqim gradualisht nëse situata shkon drejt përmirësimit”, ka thënë Rasmussen.
Ai ka sqaruar se projektet e mëparshme për reduktimin e trupave të KFOR-it janë anuluar për shkak të disa incidenteve të regjistruara, kryesisht Për momentin nuk kemi në plan të reduktojmë trupat e KFOR-it, por kemi ambicjen që trupat tona atje t’i tërheqim gradualisht nëse situata shkon drejt përmirësimit
Anders Fogh Rasmussen
Sekretar i përgjithshëm i NATO-s në zonën veriore të vendit.
“Për shkak të situatës së paqëndrueshme që kemi parë gjatë 12 muajve të fundit, ne kemi shtyrë vendimin për reduktimin e trupave tona në Kosovë”, ka shtuar Rasmussen.
Lidhur me situatën në veri, komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Volker Halbauer tha pak ditë më parë se barrikadat nuk paraqesin më problem për lëvizjen e lirë.
Mirëpo, sipas tij, ajo në urën kryesore të lumit Ibër në Mitrovicë ka domethënie politike dhe për rrjedhojë kërkon zgjidhje politike.
“Sa i përket lëvizjes së lirë, barrikadat nuk paraqesin më ndonjë problem. Ndërsa sa i përket barrikadës në urën kryesore në Mitrovicë, ajo ka një domethënie politike, pra është një sinjal për të gjithë bartësit e përgjegjësisë politike në këtë rast që vërtet lidhur me këtë të gjejnë një zgjidhje politike”, deklaroi Halbauer.
“Sa i përket zgjidhjes politike, kjo është një çështje mbi të cilën duhet të punojmë të gjithë së bashku”, shtoi komandanti i KFOR.