MSH: Drejtësia të veprojë ndaj vrasjes së mjekut
Duke shprehur ngushëllimet më të ndjera familjes së doktorit Thaçi për humbjen e njeriut të tyre të dashur, MSH thekson se “sot është një ditë e rëndë për të gjithë komunitetin mjekësor, pasi një mjek goditet në mënyrë kriminale në momentin e ushtrimit të detyrës së tij”.
MSH i kërkon “organeve të drejtësisë të veprojnë me të gjithë rreptësinë e ligjit, ndaj autorit të këtij akti kriminal shumë të rëndë që ka traumatizuar të gjithë opinionin publik dhe në mënyrë të veçantë komunitetin e gjerë mjekësor”. Gjithashtu,
MSH i kërkon Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit të mbështesin intensivisht dhe të marrin masa të menjëhershme për garantimin e një sigurie të plotë për paprekshmërinë e mjekëve gjatë ushtrimit të detyrës së tyre. Mjeku radiolog Thaçi, 52-vjeçar, u vra sot paradite me armë zjarri në mjediset e spitalit rajonal të Durrësit, ndërsa autori u arrestua brenda pak minutas.