Sot faza e fundit e regjistrimeve në universitete
Të gjithë kandidatët fitues, nëse nuk regjistrohen deri në orën 18:00 të ditës së sotme, humbasin përfundimisht të drejtën për të ndjekur shkollën e lartë.
Por nëse mbetet ndonjë vend bosh në të degën e 11 universiteteve publike, mund të përfitojnë ata që vijnë më pas në listë. Studentët që janë shpallur fitues në një nga degët e 11 universiteteve publike të arsimit të lartë kanë afat deri ditën e shtunë, në orën 18:00 të regjistrohen pranë sekretarive përkatëse mësimore, të cilat do të kryejnë çregjistrimet e kandidatëve që janë shpallur fitues në një program studimi tjetër, të një preference më të lartë të tyre dhe të regjistrojnë kandidatët e rinj fitues, sipas listave përfundimtare të fituesve, të shpallura nga APRIAL.
Me përfundimin e këtij procesi, të gjitha universitetet publike duhet të dorëzojnë pranë APRIAL-it listat e kandidatëve të regjistruar në datë 5 tetor 2009.
Për tu regjistruar, një kandidat për student duhet të paraqitet vetë personalisht pranë sekretarive duke paraqitur me dëftesë pjekurie origjinale; listë notash me fotografi; dokument identifikimi; 2 fotografi dhe mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1.500 lekësh.