Vrasja e mjekut, Topi: Autori sa më parë para drejtësisë
Në mesazhin e tij Kreu i shtetit shqiptar kërkon me forcë që autori i këtij akti të dhunshëm e të pashpirt të vihet sa më parë para drejtësisë duke marrë dënimin e merituar.
"Më lejoni të ndaj me ju dhimbjen e thellë dhe hidhërimin për ndarjen në mënyrë tragjike nga jeta të të dashurit tuaj, e cila iu ndërpre barbarisht teksa kryente detyrën fisnike në shërbim të qytetarëve shqiptarë", citohet mesazhi i z. Topi. "Rënia në krye të detyrës e çdo njeriu, aq më shumë e një mjeku është një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme për familjen, për kolegët dhe gjithë qytetarët e Shqipërisë, të cilët mbështesin bluzat e bardha në misionin e tyre të përditshëm altruist në mbrojtje të shëndetit dhe jetës së të gjithëve.
Me cilësinë e Presidentit të Republikës, por edhe si qytetar, u bëj thirrje dhe nxis të gjitha strukturat shtetërore që të vendosin sa më parë përpara drejtësisë autorin e kësaj ngjarje që ka tronditur mbarë opinionin publik. Reagimi sa më i shpejtë ndaj këtij krimi të pashembullt do jetë përgjigja më e mirë që i jepet çdokujt që guxon të prekë një punonjës në krye të detyrës, por edhe mirënjohja për atë që u flijua me vetëmohim teksa kryente këtë detyrë fisnike e aq njerëzore", thuhet në mesazhin e ngushëllimit të Presidentit të Republikës.
Mjeku radiolog, Fatmir Thaçi u vra paraditen e sotme nga një person në ambjentet e spitalit të Durrësit, i cili më pas u vetdorëzua në polici. Sipas të dhënave policore motivet e vrasjes nuk lidhen me detyrën e tij si mjek.