Beçaj pret kryetaren e Gjykatës Kushtetuese të Kroacisë
Znj. Beçaj shprehu kenaqësinë e ritakimit me Znj. Omejec, kesaj here në Shqipëri, duke theksuar se tashmë mes dy gjykatave të larta dhe kushtetuese të vendeve tona, janë vendosur marrëdhënie shumë të mira bashkëpunimi.
Znj. Beçaj e ka njohur nga afër Znj. Omejec me organizimin dhe funksionimin e sitemit gjyqësor në përgjithsi dhe në veçanti të Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë. Forcimi i autoritetit kushtetues i pushtetit gjyqësor me qëllim arritjen e standardeve të larta në dhënien e drejtësisë, ishte në qendër të bashkëbisedimit mes anëtarëve të Gjyaktës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese kroate.
Nga ana e saj, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Kroacisë, e cila e vizitonte për herë të parë Gjykatën e Lartë të Shqiperisë u shpreh e kënaqur nga arritjet e deritanishme të vendit tonë dhe mbi të gjitha të gjyqësorit në Shqipëri.
Ajo e njohu Znj. Beçaj me standardet dhe pushtetin gjyqësor në vendin e saj, duke u shprehur e bindur se Gjykata e Lartë dhe ajo Kushtetuese duhet të bashkëpunojnë fort me njëra-tjetrën në menyrë që dhënia e drejtesisë të jetë sa më efektive, gjithmonë në zbatim të mirë të Kushtetutës dhe ligjit.