MSH: Gati qendra e koordinimit
Nje qender koordinimi do te ngrihet se shpejti nga Ministria e Shendetesise ne funksion te urgjencave. Kjo qender do te merret me organizimin e punes se ketij sherbimi, deri tek rastet te cilat do te nisen nga nje qytet ne tjetrin. "Se shpejti ne do te hapim qendren e koordinimit e cila do te merret me organizmin e punes. Kjo do te thote qe pacienti kur te niset nga nje qytet per te ardhur ne Tirane te kete gati te gjitha kushtet ku do te trajtohet" ka pohuar zv/ministri i Shendetesise, Bardh Spahia. Sipas tij, 60 per qind e pacienteve kane shkuar vete ne spital dhe pikerisht ne urgjence, por duke perfunduar ne sherbimin e gabuar. Nderkohe qe pjesa prej 40 per qind kane perdorur autoambulancat, por keto te fundit duke u vonuar ne kohe per transportimin e pacientit. Nje problem mbetet edhe mungesa e korsive te shpejtesise per autoambulancat apo rastet urgjente, ku shpesh here makinat bllokohen ne trafik, duke vonuar edhe ndihmen e shpejte per pacientin.