E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spahia: Urgjencat ne kaos

Sonila Isaku
Sherbimi i urgjencave eshte ne veshtiresi, pasi nuk ka organizim dhe pacientet shpesh here perfundojne ne spitale te gabuara. Ky fakt eshte bere i ditur nga zv/ministri i Shendetesise, Bardh Spahia ne Komisionin parlamentar te Shendetesise, ku ka pohuar se vetem gjate vitit te kaluar jane regjistruar 350 mije raste. Me te shumtat jane regjistruar ne Tirane, ku shpesh here pacientet kane shkuar vete per te kerkuar sherbimin dhe jo me autoambulance.
Raportimi
Plot 350 mije paciente kerkojne cdo vit ndihmen e mjekut te urgjences, por sipas te dhenave jo gjithmone ndihma e shpejte e urgjences, mberrin ne kohe atje ku kerkohet. Zv/ministri i Shendetesise, ne prani te deputeteve ne Komisionin e Shendetesise ka treguar te gjitha hallkat ku calon sherbimi i urgjences. "Nga vleresimi i bere, rezulton se ka shfrytezim te ulet te sherbimit te urgjences mjekesore, nivel profesional jo ne shkallen e duhur te personelit, mungese e standardizimit, e mbajtje jo e mire e te dhenave per pacientin", u shpreh zv/ministri Bardh Spahia. Sipas tij, tashme jane bere gati te gjitha projektet qe do te ndiqen per ndryshimin e sistemit te urgjencave. Ajo qe eshte me thelbesore, do te jete ndryshimi dhe menyra e organizimit te tyre, por do te synohet edhe rritja e nivelit te te sherbimit qe ofrohet ne to. Nje tjeter pike e rendesishme eshte edhe permiresimi i kushteve te tyre, por edhe nje shperndarje e duhur sipas numrit te popullsise. "Do te kete nje ndryshim total te sistemit te urgjencave, fale nje fondi italian dhe japonez te vene ne dispozicion. Kjo do te beje te mundur perqendrimin e tyre ne vendet ku ka me shume paciente, por edhe pajisjen e tyre me aparatura te reja", ka pohuar Spahia.
Spitali i ri
Projekti i pare qe do te realizohet ne kete sistem, eshte hapja e nje spitali vetem per urgjencat. Ne qershor pritet te hapet ky spital, ku sherbimi i pare qe do te instalohet ne te eshte ai i urgjencave, si dhe ne nje faze te dyte do te behet kalimi i sherbimit te reanimacionit. Shefi i ketij pavijoni, Ilir Ohri tha se per kete faze te dyte, nuk ka personel dhe kerkohet rritje e buxhetit. "Nese do te mendojme te nisim punen ne qershor, aty do te punojne mjeke, infermiere dhe duhet nje buxhet. Nga do te paguhen ata? Nese nuk nxirret norma qe duhet, atehere ky projekt mund te deshtoje", u shpreh Ohri. Sipas tij, duhet te behet edhe nje trajnim i personelit, pasi nje pjese e mire e aparaturave qe do te instalohen aty jane te reja. Kjo kerkese u mbeshtet nga zv/ministri i Shendetesise, i cili pohoi se do te shihen te gjitha kerkesat dhe mundesite per ofrimin e nje sherbimi sa me te mire.

Financimet per sherbimin e urgjences

Me ane te nje granti japonez, 14 qendrat e urgjencave ne rrethe do te pajisen me aparatura te specializuara, per te ofruar nje sherbim cilesor per pacientin. Qeveria italiane ka ndihmuar me 4.25 milione euro per asistence teknike. Ministria e Shendetesise ka vendosur qe te hape nje dege te re ne Fakultetin e Mjekesise, per degen e mjekut te urgjences per te plotesuar kerkesat e sherbimit te urgjencave. Keta mjeke do te jene te pergatitur ne menyre qe te njohin te gjitha patologjite, por edhe te ofrojne ndihmen e shpejte tek pacientet e tyre.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›