E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miri këshillon Manalin

13/04/10 02:35

Jetmiri është shtrirë për të fjetur dhe në dhomën e gjumit vjen edhe Manal. Miri fillon ta ngacmojë me batuta sepse i duket e mërzitur, gjë që ajo e mohon. Më pas, ajo ulet tek krevati i tij e të dy fillojnë të komentojnë debatin e Manalit me Mandin. Miri duke e këshilluar, i thotë se ajo bëri gabim që e zgjati aq debatin, por sipas Manalit, ishte Mandi ai që nuk po pushonte. Miri mendon se ajo duhej të tregonte zgjuarsinë e saj duke mos e cuar më tej debatin, por ta merrte me qetësi. Manal justifikohet se nuk po e duronte dot Mandin sepse i dukej sikur ai e teproi me fjalët që i tha. Miri insiston në këshillën e vetë duke argumentuar se inteligjenca tregohet në raste të tilla. Ai shton se nuk mund të ndërhynte në atë rast sepse do ta përkeqësonte më tej situatën e të tjerët do e sulmonin që po e mbronte atë, pasi një situatë e tillë është personale. Trego që je e rritur, e fortë dhe e urtë në këto raste dhe për cdo gjë falenderoje, pavarësisht se cfarë thotë- e këshillon ai. Miri pranon se ajo bëri gabim me atë veprim, për të cilën të tjerët kishin të drejtë që u revoltuan, por gabimi sillte gabimin kur ajo vazhdonte debatin me Mandin. Ai e këshillon se sa herë të ketë nevojë të flasë me dikë, mund ti thojë atij apo dikujt, me kë ka më shumë muhabet, pa qënë nevoja të shpërthejë në situata të tilla. Miri vazhdon ta këshillojë se në momente të tilla, kur banorët janë në nominim, kanë nevojë për vëmendje të cilën e marrin duke debatuar me ndonjë banor tjetër. Manal justifikohet se kur Erioni e qorton për ndonjë gjë, ajo nuk ia merr për keq e të debatojë, por Mandi ka një mënyrë që asaj nuk i pëlqen. Miri mendon se ajo cdo gjë duhet ta marrë qetësisht dhe madje edhe nëse ndonjë e tepron, ajo tia marrë me të qeshur pasi kështu nuk u jep atyre atë që duan, vëmendjen apo ta nxjerrin negativisht para të tjerëve. Miri ia jep këto këshilla duke u nisur nga eksperienca e vet dhe i tregon Manalit se dhe ai ka debatuar, bërtitur, dalë nga kontrolli, ka thënë apo ka vepruar gjëra që nuk do donte ti bënte, ndaj dhe ajo nuk duhet të arrijë në këtë pikë. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›