MSH: Mbi 3 milion $ për vaksinën kundër A (H1N1)
"Janë duke u bërë negociata me kompanitë farmaceutike për të sjellë vaksinën në kohën më të shpejtë të mundshme". Gjithashtu, sipas tij, "është kontaktuar edhe me qeveri të Bashkimit Europian dhe me vendet fqinjë, në mënyrë që vaksina të vijë sa më shpejtë", tha sot drejtori i Shëndetit Publik në Ministrinë e Shëndetësisë, Gazmend Bejtja.
Përveç masave të përgjithshme, vaksinimi luan rol të rëndësishëm në mbrojtjen e popullatës", tha Bejtja, sipas të cilit, "Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar vaksinimin e 1/3 të popullsisë".
"MSH po bën të gjitha përpjekjet për të siguruar vaksinën për popullatën, sipas një plani të disponueshëm", përfundoi Bejtja. Sipas planit të Ministrisë së Shëndetësisë për pandeminë e virusit A (H1N1), si fillim do të vaksinohen grupet e rriskut si punonjesit e shëndetësisë, të sëmurët kronikë, gratë shtatzëna dhe fëmijët.
Bejtja tha se nuk nisja e vitit të ri shkollor nuk do të shtyhet. "Në këtë situatë që kemi ne nuk është e logjikshme të mbyllen shkollat, cerdhe etj. Nëse ka një shtim të rasteve në zona të caktuara do të shikohet nga grupi i ekspertëve përkatës edhe mundësi të tilla. Tani për tani situata është stabël dhe nuk justifikohet asnjë veprim drastik i këtij niveli," tha Drejtori i Shëndetit Publik. Seminari i organizuar sot në Tiranë kishte të bënte me trajnimin dhe informimin e mjekëve të shkollave në mbarë vendin lidhur me virusin AH1N1, simtomat dhe pasojat e tij.