E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, pranga shqiptarëve, u kapën me 145 kg drogë

Dy shqiptarë janë arrestuar nga forcat italiane të rendit, si posedues të sasisë së drogës. Sipas policisë italiane, shqiptarët e arrestuar janë të moshës 20 dhe 30-vjeç, por nuk jepen të dhëna për identitetin e tyre.

Sasia e drogës-sipas policisë së shtetit fqinj-ka mbërritur nëpërmjet Otrantos nga Shqipëria. Trafikantët kanë përdorur gomone për të transportuar lëndën fitimprurëse. Dy shqiptarët e prangosur ishin pa dokumente.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›