Sot shpallen listat fituese për në universitetet publike
Mijëra maturantë, presin sot rezultatin e katër viteve të shkuara, ndërsa do të mësojnë se në cilën degë kanë fituar. Por kjo nuk do të jetë afati i fundit, pasi një javë më vonë në bazë të kuotave pritet të zëvendësohen vendet bosh. Pas shpalljes së rezultateve maturantët do të bëjnë edhe regjistrimin, i cili është vendimtar pasi do t’i hapë rrugë zhvendosjes së listës dhe levizjeve që do të bëhen më pas.
Edhe këtë vit, Universiteti i Tiranës mbetet i preferuari, i cili ka hapur dyert për 7 mijë studentë të rinj. Ndërkohë, edhe në Universitetin Bujqësor në Kamëz vihet re një numër gjithnjë e në rritje i studentëve që frekuentojnë fakultetet e tij. Gjatë këtij viti, ky universitet do të pranojë 21 mijë studentë të rinj.
Për sa i përket studentëve jashtë kufijve të vendit që do të pranohen në universitetet tona janë miratuar 100 kuota. Por duke parë numrin e përgjithshem të kuotave të miratuara për universitetet, në total, kemi rreth 1000 vende më shumë për programet e ciklit të parë.