E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu: Gërdeci ishte sabotazh dhe jo gabim

Në një intervistë televizive, Mediu tha se në dosjen “Gërdeci” ndodhet një dokument konfidencial i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, i cili e ka informuar kryeprokuroren Ina Rama, se në fabrikën e çmontimit të municioneve ishin vendosur dy mina me sahat.

“Çfarë mund të them unë për Prokurorin e Përgjithshëm që nuk vlerëson një material konfidencial, i ardhur nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, i cili thotë se janë vendosur 2 mina me sahat në Gërdec, një material, i cili mund të qëndrojë edhe të mos qëndrojë, por që në fund është një material bazë që duhet t’i bëjë njerëzit të gjykojnë realisht për atë që nuk është interesi i Fatmir Mediut, por interesi i sigurisë së këtij vendi”, u shpreh Mediu.

Ai akuzoi Prokurorinë e Përgjithshme se ka fshehur të vërtetën për ngjarjen. “Po flasim për moralin që kërkojnë zotërinjtë dhe morali që mund ta kërkojë kushdo në politikë, dhe askush nuk ka bërë veprim më të moralshëm se Fatmir Mediu. E para, kam dhënë dorëheqjen menjëherë pasi kam marrë të gjitha masat që të evitoheshin situatat që ishin atje. E dyta, kam lëshuar imunitetin dhe kam deklaruar që ditën e parë që nuk kam nevojë për imunitet dhe se çështja duhet t’i shkojë Drejtësisë”, - tha më tej, ministri i sapo emëruar i Mjedisit.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›