E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, asgjësohen drogë në disa fshatra

Ndërhyrjet e policisë janë bërë në disa fshatra të Vlorës, si në Rexhepaj, komuna Vllahinë në vendin e quajtur “Batallëk” është gjetur dhe asgjësuar një  sipërfaqe prej 25 m²  e kultivuar me 17 rrënjë bimë kanabis sativa., në fshatin Gërnec, është gjetur dhe asgjësuar një sipërfaqe prej 30 m² e kultivuar me 28 rrënjë bimë narkotike.

Gjithashtu, në fshatin Gjorm, janë asgjësuar një  sipërfaqe prej 500 m²  e kultivuar me 198 rrënjë bimë, si dhe në fshatin Zvërnec, komuna Qëndër në është gjetur dhe asgjësuar një  sipërfaqe prej 400 m²  e kultivuar me 150 rrënjë bimë si ajo e  llojit kanabis sativa.

Për gjithë sasinë e mësipërme të bimëve të gjetura është bërë dokumentimi ligjor dhe prerja tyre. Për secilin nga rastet e mësipërme materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.  /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-07-29 10:16
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›