E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagosje ne Durres 20 vjecari jashte rrezikut per jete

Një 20 vjecar është plagosur me armë zjarri gjatë një konflikti të ndodhur mes disa të rinjve për motive të dobëta.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës mbremjen e se premtes në afërsi të muzeleumit të dëshmorëve në Lagjen Nr. 9 në Durrës.

Mësohet se i plagosuri Shkelqim Dardha ndodhet në gjendje kritike për jetën pasi është qëlluar tre here ne pjesë të ndryshme të trupit.

Policia e cila ka mbërritur në vendngjarje po punon për identifikimin e autorëve si dhe për zbardhjen e plotë të motivit dhe rrethanave në të cilën ka ndodhur plagosje.

Arma me të cilën është qëlluar 20 vjecari është gjetur në vendin e krimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›