Basha: Prioriteti im i parë!
Në intervistën e tij të parë në këtë funksion, dhënë Zërit të Amerikës, Basha nënvizon angazhimin për një bashkëpunim me të gjithë, flet për administratën e Bashkisë, zgjedhjet në Tiranë dhe vlerësimin ndërkombëtar për to, për debatin mbi shembjen apo jo të Piramidës apo dhe masat ndaj fenomenit të ndërtimeve pa leje të rishfaqur në kryeqytet kohët e fundit.
“Nxjerrja totale e bashkisë jashtë konfliktit politik është prioriteti im i parë dhe absolut dhe kjo nuk arrihet vetëm me fjalime por në radhë të parë duke e fokusuar të gjithë energjinë e Bashkisë në prioritetet kryesore të kryeqytetit, prioritete të cilat unë i kam shpalosur gjatë fushatës”, ka thënë Basha.
I pyetur për administratën e bashkisë, kryebashkiaku u shpreh se nuk do të ketë spastrime. “Nuk do të ketë asnjë spastrim politik, nuk do të ketë asnjë element të sjelljes që do të vazhdojë kulturën e konfliktit politik”, vijoi ai. Basha foli edhe për planin urbanistik të Tiranës, që sipas tij, ka një rëndësi të jashtëzakonshme “sepse është premtuar për një kohë shumë të gjatë dhe nuk është bërë, duke lënë pasoja të panegociueshme në qytet”.
“Natyrisht ne do të përpiqemi me planin e ri që t’i minimizojmë pasojat. Por ç’është më e rëndësishme do të përpiqemi të shikojmë larg. Dhe duke parë larg do të vendosim standardin evropian të krijimit dhe zgjerimit të hapësirave publike e të gjelbra dhe përpirjes së saj për interesa afatshkurtër. Gjithçka që bie ndesh me këtë është e papranueshme dhe në këtë kuadër zbatimi i ligjit me rigorozitet të plotë është objektiv kryesor i Bashkisë dhe strukturave të posaçme të Bashkisë”, shtoi Basha.
Kryebashkiaku u pyet edhe për çështjen e shembjes së Piramidës, çka gjatë fushatës kishte deklaruar se ishte kundër shembjes, por kësaj here Basha tha se tashmë ka një ligj nga Parlamenti për shembjen e saj dhe Bashkia e Tiranës është e detyruar ta zbatojë atë. /Start/
2011-07-30 09:38