E Shtunë, 31 Tetor 2026

MSH: Së shpejti akreditohen institucionet shëndetësore

Shërbimi shëndetësor parësor, ai farmaceutik, stomatologjik dhe laboratoret mjekësore, do të akreditohen së shpejti. Kjo do të thotë që së pari mes këtyre shërbimeve do të ketë një standartizim të cilësisë dhe pacientët do ta kenë të qartë nëse do të shkojnë për të kërkuar shërbim një një klinikë a laborator me cilësi të çertifikuar apo jo. Qendra kombëtare e akreditimit të institucioneve shëndetësor i ka dorëzuar ministrisë së shëndetësisë standartet e hartuara, me të cilat këto shërbime po njihen, dhe mbi bazën e të cilave do të akreditohen. Kjo qendër i ka dorëzuar Ministrisë së Shëndetësisë eedhe 5 protokollet e para mjekësore, të cilat të shërbejnë për përcaktimin e zërave në buxhet për cdo diagnozë. Nisma, do të ndihmojë për arritjen e një prej reformave kryesore në shëndetësi, atë të shtrirjes së skemës së sigurimeve edhe në spitale.Protokollet e para mjekësore për unifikimin e diagnozës së diabetit, hipertensionit arterial dhe insuficensës renale, do të miratohen nga ministria e shëndetësisë dhe më pas do t'u shpërndahen klinikave per tu zbatuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›