E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta:Do të mbrojmë votën e shqiptarëve

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta në protestën që po zhvillohen në Sheshin Skënderbej tha se rreziku i votës së lirë është i madh, pasi Berisha është sërish në pushtet. " Në krye të opozitës është një Berishë më i madh se vetë berisha. Jemi këtu për tu shënderruar në një barikadë të pakapëcyeshme, për të ndaluar marëshimin e korrupsionit dhe autoritarizmit", u shpreh ai. Protestën e ditës së sotme ai e konsideroi si mënyrën e vetme për të mbrojtur votën e lirë. "Jemi këtu për të mbrojtur votën e lirë, votën e gjithë shqiptarëve. Jemi si një forcë e jashtëzaknshme dhe garantiste për të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë popullit shqipatër", tha Meta. Gjatë fjalës së tij kreu i LSI-së foli edhe për grevën e urisë që ai së bashku me deputetë të tjerë ndërmorën para disa ditësh. "Ne hymë në grev urie, morëm një vendim të padëshirueshëm, por të domosdoshme për të sensibilizuar të gjithë shqiptarët për rrezikun që mund të vijë, por edhe partnerët ndërkombëtarë", nënvizoi ai .Duke iu referuar kryetarit të PD-së Sali Berisha dhe kryetarët së PS-së Edi Rama, Ilir Meta tha se ata kanë vendosur që në mënyrë antidemokratike të bënin fakt të kryer një kod elektoral me probleme shumë të mëdha. Sipas tij iniciativa e grevës, një akt të paprecedentë, u dogji planin Ramës e Berishës, për të bërë të mundur zgjedhje në sipërfaqe të dukshme, or që në thelb kanë interesa vetjake korruptive. Ndër të tjera Meta foli edhe për ndërkombëtarët, që sipas tij tashmë e kanë kuptuar shumë mirë rrezikun që po i bëhet demokracisë së Shqipërisë. "Kodin e kaluan , por e gjithë bota e pa si u bë ky proces, si në asnjë vend tjetër që aspiron të hyjë BE. E kaluan kodin duke i vënë njollë demokracisë në Shqipëri. Duke treguar se sa të korruptuar dhe peng të njëri tjetrit janë Rama e Berisha", tha Ilir Meta. Sipas liderit të LSI-së, Shqipëria është i vetmi vend në Ballkan që nuk ka zhvilluar zgjedhje të pakkontestuara. Duke iu drejtuar shqiptarëve të pranishëm në protestë Meta tha "Të gjithë shqipatërt janë këtu për të qenë garant të votës sonë , të së ardhmes të fëmijëve tanë. Të gjithë ne e kuptojnë se politika e re e Ramës është politika e opozitës që bën marrëveshje nën rrogoz.". Kreu i LSI-së shprehu edhe ftesën për të bashkëpunuar me gjithë forcat politike , aktorët e shoqërisë civile që duan që vota e qytetarëve të Shqipërisë të jetë e lirë. Fjalën e tij Ilir Meta e mbylli me urimin për festat e Pavarësisë për të gjithë shqiptarët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›