E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bregu: Në 2009 hyn në fuqi MSA-ja për Shqipërinë

Ministia e Integrimi, Majlinda Bregu e ftuar në Ora- News tha se buxheti është tema më e ndjeshme aktualisht pasi mblidhen taksat e shqiptarëve që më pas kthehen sërish tek ata. Bregu tha se kur qeveria erdhi në pushtet bëri një sërë premtimesh, dhe buxheti prej 5 miliardë lekë është plotësimi i njërit prej tyre. "Qeveria mund të thotë se ka dyfishuar buxhetin 5 miliard dollarë dhe do plotësojë një sërë detyrimesh ndaj qytetarëve shqiptarëve, si dyfishimi i rrogave për mjekët,, apo edhe rritja e pensioneve", tha Bregu. Sipas ministers së Integrimit buxheti i parashikuar për vitin e ardhshëm ruan stabilitetit makroekonomik, gjithashtu bën të mundur që paga minimale e një shqiptari të jetë më e lartë se sa e një qytetari që jenon në një shtet që ka hyrë në BE, i Bullgari apo Rumania. "Buxheti i jep mundësi infastiktursë që të shkëputetet nga prapambetja, të shkojë drejt modernizimit si simotrat e saj në Evropë. Nga ana tjetër shkëput tenderimet korruptive sepse në vitin e ardhshëm do bëhën në mënyrë elektronike.", tha ndër të tjera Bregu. Sipas Ministres së Integrimit viti i ardhshëm do të bëjë të mundur hyrjen në fuqi të MSA-së dhe vitin kur Shqipëria do të aplikojë për të marrë statusin e vendit kandidat në BE. Gjithsesi për të realizuar këto dy aspirime duhen plotsuar më parë kriteret të vendosura nga Brukseli. "Pengimin tonë për të marrë statusin e vendit kandidat e bëjnë kriza finaciare dhe Traktati i Lisbonës. Këto dy zhvillime kanë bërë të mundur që zgjerimi i BE-së të vihet në plan të dytë. Sipas Majlinda Bregu-t procesi i aplikimit për statusin e vendit kandidat do të ndodhë patjetër në 2009. "Ne po zbatojmë të gjithë detyrimet tona për të hyrë në BE. Marrëveshja e Stabilizim Asocimit është vlerësuar si e kënaqshme nga BE, ka sjellë maturi në konsensusin politik mes palëve."përfundoi Bregu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›