E Diel, 1 Nëntor 2026

Në tre muaj, 153 mijë persona të rinj pajisen me librezë shëndetësore

Tremujori i parë i vitit 2010 ka sjellë një rritje të konsiderueshme të përdorimit të skemës së sigurimeve shëndetësore së cilës i janë shtuar 153 mijë persona, ndërkohë që numri i vizitave është rritur me 160 mijë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në mbledhjen e djeshme te Këshillit Administrativ të ISKSH-së, drejtoresha e Përgjithshme, znj. Elvana Hana, pasqyroi të dhënat e rritjes së skemës së sigurimeve dhe pajisjes së personave me librezë shëndetësore. Gjatë tremujorit I 2010 janë pajisur për herë të parë me librezë shëndeti 153,050 të siguruar, ndërkohë që në tremujorin e parë 2009 u pajisën 82,043 persona. Pra, gjatë tremujorit të parë 2010 janë pajisur me librezë shëndeti 71,007 të siguruar më shumë se gjatë tremujorit I 2009 (ose 86% më shumë), - u shpreh në mbledhjen e Këshillit Administrativ drejtoresha e ISKSH-së.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›