Shkatërrohet rrjeti i trafikimit të emigrantëve, mes tyre 8 shqiptarë
Kroaci- Në sajë të një operacioni ndërkombëtar të koduar Loca është shkatërruar një rrjet trafikantësh, mes të cilëve edhe 8 shqiptarë.
Operacioni është zhvilluar në Kroaci dhe në pranga janë vënë 21 persona pasi ata në bashkëpunim me njeri- tijetrin trafikonin emigrantë nga vendet ballkanike, kryesisht Turqia, drejt vendeve të Bashkimit Evropian.
Banda përbëhej nga 8 persona shqiptarë, 6 kroatë, 3 boshnjakë, si dhe 2 nga Turqia dhe 2 nga Sllovenia.
Bëhet me dije se çdo emigrat paguante nga 700- deri në 1.200 euro dhe lëvizja e tyre bëhej nëpërmjet të ashtuquajturës Rruga e Ballkanit.
Grupi i trafikantëve kishte më shumë se një vit që vëzhgohej nga strukturat policore, dhe vetëm tani u krye operacioni duke vënë në pranga anëtarët e tij.
/IDEA/