E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prefekti i Fierit takim me vendorët, masa për zjarret

Prefekti i qarkut të Fierit ka mbledhur të gjitha njësitë vendore për të marrë masat e nevojshme ndaj zjarreve.
Masat per stinen e veres dhe rritjen e sigurise publike, pronen dhe mjedisin ka qene kerkesa e prefektit të Fierit, Berti Bitri, drejtuar anetareve te Shtabit te Emergjences dhe drejtuesve të njësive lokale.
 

Ai u ka kërkuar te pranishmeve po ashtu që të ndërmerren masa të menjëhershme edhe ndaj dëmeve që mund te shkaktohen nga shkaqet natyrore, ekologjike, epidemike, aksidentale etj.
 

Prefekti Bitri kërkon të merret nën kontroll cdo lloj situate e krijuar, sidomos ajo prej zjarreve që shkaktohet nga temperaturat e larta, ose ato që shkaktohen aksidentalisht. Ai ka shpërndarë detyrat përkatëse per te mos lejuar dëme në komunitetet.

 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›